Book:    White Nights
Viewed: 31 - Published at: 7 years ago

- Doni të dini me të vërtetë se kush jam?
- Po, këtë dua të di.
- Në kuptimin e mirëfilltë të fjalës?
- Po. Në kuptimin e mirëfilltë..
- Dijeni, pra: jam tip më vetë!
- Tip më vetë? - thirri vajza dhe kukurisi hareshem, shpenguar, si ata që kanë kohë që nuk kanë qeshur me gjithë shpirt. - Qënkeni i lezetshëm! Ulemi në këtë stolin këtu? Nuk kalon kush në këtë vend, s'na dëgjon njëri. Pa hë, tregoni tani për veten. Se, sado që thoni se nuk keni historira, nuk kam si e besoj, doni të më fshiheni... Po më parë më thoni se ç'do të thotë kjo: tip më vetë?
- Po ja, njeri origjinal, jo si të gjithë, qesharak njeri! - i thashë dhe ia krisa i pari të qeshurit, ashtu si bëri ajo pak më parë. - Punë karakteri është. Po ç'do të thotë ëndërrimtar, e dini?
- Ëndërrimtar? E si s'e ditkam? Unë jam vetë ëndërrimtare. Rri ulur pranë gjyshes dhe ç'nuk më shkon në kokë! Tjerr e tjerr histori në qejfin tim! Deri për martesen me princ kinez... S'është dhe aq keq të ëndërrosh! Ama, edhe këtë si ta marrësh, sepse në ke për ç'të mendosh në të vërtetë, ëndërrimet nuk kanë ç'të duhen, - shtoi mjaft serioze. - E po, bukur fort! Në paskeni patur në ato ëndërrimet tuaja martese me princ kinez, del që më kuptoni si s'ka më mirë. Dëgjoni, atëherë... Por më parë emrin. Ju si quheni?
U kujtuat, më në fund! Më mirë vonë se kurrë!
- Vërtet! Keni të drejtë! Po ja qe edhe pa të e ndiej vetën aq mirë me ju!...
- Më quajne Nastenjka. - Vetëm kaq? - Po pse pak ju duket? S'u kënaqkeni kollaj ju!...
- Jo, s'më duket pak!... Nastenjka, qenkeni shpirt njeriu! Që me takimin e parë më jeni Nastenjka...
- Ashtu, de!

( Fyodor Dostoyevsky )
[ White Nights ]
www.QuoteSweet.com

TAGS :