Ju them me dorë ne zemër, o zot i mirë, - tha Sançoja, - se asaj hundëkrrutes nuk i ziret besë dhe e kam fjalën, domosdo, sikundër qe e kuptoni, për vdekjen. Se për atë janë njëlloj si ajo foshnja buzëqumësht patharë, ashtu edhe ay kërcuplaku trutharë, që s'është as për shtëpi, as për arë {...} shtie sytë në pallatet e mbretërve, sa edhe në kalivet e varfanjakëve. Dhe kësaj zonje i pëlqen më shumë te dëftenj sa është e fortë e harbute, sesa të hiqet e druajtur dhe e sjellur. Dhe as është nazike hiç asfare, se ha nga të gjitha, se, dua të them, i kullufit të gjithë, duke e mbushur trastën e saj me zahirera njerëzish lloj-lloj nga të gjitha vërsat e nga të gjitha zanatet. S'është nga ata korrës ajo, të cilëve ua ka ënda të bëjnë një sy gjumë në drekë, se s'e heq asnjë minutë kosën nga dora dhe pret njëlloj si barin e thatë, ashtu dhe te njomin dhe, sikundër që m'u volit të them edhe pak më parë, nuk zgjedh e as ha majën e gjërit, po përpin, kjo llufashja më e madhe e botës, ç't'i dalë përpara e ç'të jetë, se është tërë kohës e uritur si një qen dhe, ndonëse Zoti s'e ka pajisur me bark vuan, duket, nga lëbarkja, se kaq, po kaq e etur ua pi e ua përpin atë të shkretë jetë njerëzve, sa të thuash ti se po rrëkëllen ashtu një shtambë me ujë të ftohtë.
( Miguel de Cervantes Saavedra )
[ Don Quixote de La Mancha II ]
www.QuoteSweet.com